Goditje tjetër për Kosovën para Izraelit, FFK-ja konfirmon mungesën e Ermal Krasniqit

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një tjetër lajm të keq para përballjes me Izraelin në kuadër të UEFA Nations League.

Pas Lumbardh Dellovës, edhe Ermal Krasniqi është liruar nga grumbullimi i “Dardanëve” për shkak të një lëndimi muskulor.

Lajmin e ka konfirmuar të premten Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), duke bërë të ditur se futbollisti nuk ka arritur të rikuperohet në kohë.

“Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika