U përball i vetëm me 6 policë gjatë protestës studentore, ndryshon masa e sigurisë për Klevi Metajn

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.11.2026, 14:14

Studenti Klevin Metaj, i cili u arrestua në ditët e para të protestës studentore në Tiranë, nnuk do të qëndrojë më në arrest shtëpie. Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij, duke e zëvendësuar atë me detyrimin për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës.

Vendimi vjen pas ankimit të bërë nga mbrojtja e studentit. Në shkallën e parë, ndaj Metajt ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Lajmi është bërë publik nga avokati Gentian Sejrani, i cili ka njoftuar edhe një zhvillim tjetër lidhur me çështjen. Sipas tij, është regjistruar kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, për mënyrën se si është trajtuar studenti gjatë shoqërimit dhe ndalimit të tij.

Avokati e cilëson këtë trajtim si degradues dhe çnjerëzor, ndërsa tashmë çështja ndaj punonjësve të policisë do të ndiqet përmes procedurave përkatëse ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit