Kryesore

Nga “lufta” me Veliajn tek ndryshimet në Qeveri, protesta dhe zgjedhjet vendore/ Vendimet që priten të shpallë Rama nesër në Asamblenë e PS

14:15 - 13.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjiri i Lalzit këtë të shtunë nuk do të jetë në qendër të vëmendjes për turistët, por për socialistët, për shkak të Asamblesë që do të mbahet në një nga resortet e asaj zone.

Kjo Asamble ka ngritur shumë pikëpyetje dhe pritet me padurim nga socialistët, veçanërisht pjesa e fundit e fjalimit të kryetarit të tyre.

Aludohet se Rama do të flasë për Veliajn, por gjithashtu kryeministri pritet të përqendrohet te protesta dhe përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit.

Socialistët duket se do ta përqendrojnë vëmendjen te kryeqyteti, në mënyrë që të mos humbasin bashkinë më të madhe dhe më të rëndësishme në Shqipëri.

Këtë të shtunë, pritet dyfishimi i numrit të drejtuesve politikë të qarqeve, nga 12 në 24. Kjo lëvizje, me sa duket, ka për qëllim forcimin e pozicioneve të kësaj force politike përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.

Ajo që pritet të shërbejë si një lloj “dhuratë për Vitin e Ri” për disa prej socialistëve është përmendja e emrave të tyre si kandidatë të mundshëm për zgjedhjet e 9 majit.

Ministrat që pritet të largohen nga detyra për t’u përfshirë në garën elektorale të 9 majit janë Enea Karakaçi (ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Andis Salla (ministri i Bujqësisë). Por nuk përjashtohen edhe emra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Mësohet se disa emra po diskutohen në sondazhet e socialistëve.

Ndërkohë, Enea Karakaçit, drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Shkodër, pritet t’i besohet edhe kandidatura për drejtimin e kësaj bashkie, të cilën socialistët e fituan me Benet Becin.

Bashkia e Elbasanit, e cila me ndarjen e re territoriale është shndërruar në një “superbashki” për shkak të bashkimit me Cërrikun dhe Belshin, pritet t’i besohet Andis Sallës.

Ish-kryebashkiaku i Cërrikut, i cili më pas mori detyrën e ministrit të Bujqësisë, pritet të rikthehet në garë për drejtimin e “superbashkisë” së Elbasanit.

Duket se zgjedhjet e 9 majit do të jenë për socialistët jo vetëm një garë për fitimin e bashkive, por edhe një test për të matur nëse ata e gëzojnë ende besimin e votuesve.

Në veçanti, beteja për Tiranën pritet të jetë një nga sfidat më të vështira për socialistët, ndoshta më e vështira që ata kanë përballuar ndonjëherë, që prej zgjedhjeve të vitit 2011, kur Edi Rama humbi drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas 12 vitesh në krye të saj./VoxNews


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.