Nations League/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja | 3 minuta më parë

Pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, Kombëtarja shqiptare është rikthyer sot në fushë, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të grupit C1 në Nations League, ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë do të luajnë të dielën, në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, në orën 18:00.

Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Maran e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan në sfidën ndaj Finlandës zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, të fokusuar kryesisht te puna me topin dhe ushtrimi i situatave të ndryshme të lojës. Futbollistët që e nisën ndeshjen e djeshme nga minuta e parë zhvilluan një program rikuperimi në palestër dhe fizioterapi.

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet edhe nesër, me seancën e fundit stërvitore që do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, përpara udhëtimit drejt Hungarisë.

Në prag të kësaj sfide, trajneri dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin në konferencën zyrtare për mediat, e cila do të mbahet në sallën e konferencave të stadiumit “Illovszky Rudolf Stadion”, në orën 18:30.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme