Friday / November 13 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Check-up dhe hemodializa, tender 8 milionë euro pas anulimit të dy procedurave

Share Share Icon

Pas anulimit të dy tenderëve për check-up-in dhe hemodializën, me fonde përkatësisht 17.8 milionë dhe 49.5 milionë euro, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH) ka hapur kete te premte një procedurë të re prej 8 milionë eurosh për blerjen e reagentëve dhe materialeve mjekësore për të dy shërbimet. Tenderi i ri, me fond limit 726.1 milionë lekë, pa TVSH, parashikon furnizime për 12 muaj dhe mbulon kryesisht analizat laboratorike të programit kombëtar të kontrollit mjekësor bazë (check-up), si dhe materiale të caktuara për hemodializën.

Procedura pason tenderin e shtatorit, me fond 1.64 miliardë lekë, për furnizimin me reagentë dhe materiale mjekësore për check-up-in. Kontrata e mëparshme ishte parashikuar për tre vjet, ndërsa e reja është kufizuar në një vit dhe përfshin më shumë kategori furnizimesh.

Në terma vjetorë, fondi i parashikuar është rritur nga rreth 545 milionë lekë në 726 milionë lekë. Më herët, në gusht, ishte shpallur edhe tenderi prej 49.5 milionë eurosh për ofrimin e hemodializës në pesë spitale rajonale, me kohëzgjatje katërvjeçare. Sipas dokumenteve të asaj procedure, shërbimi parashikohej të niste pas përfundimit të kontratës ekzistuese koncesionare, të planifikuar për fundin e tetorit 2026. Ky shërbim ka filluar tashmë të ofrohet nga shteti.

Nga dokumentet e specifikimeve teknike rezulton qe tenderi i nëntorit nuk përfshin ofrimin e plotë të hemodializës, por vetem disa furnizime me materiale mjekësore, përfshirë filtra uji për realizimin e analizave dhe mbështetjen e këtij shërbimi. Nga fondi i ri, pjesa më e madhe është parashikuar për reagentët laboratorikë, ndërsa 132.6 milionë lekë janë caktuar për materiale mjekësore të check-up-it dhe 44.7 milionë lekë për teste diagnostike të gjakut okult. Prokurimi është ndarë në nëntë lote dhe do të realizohet përmes një marrëveshjeje kuadër me nga një operator fitues për secilin lot. Afati i paraqitjes së ofertave është 14 dhjetori 2026.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për të mbijetuar (ushqyer), europianët për të jetuar

Sipas hierarkisë së nevojave të psikologut Abraham Maslow, njerëzit përpiqen fillimisht të sigurojnë nevojat bazë për mbijetesë, si ushqimi dhe str...

2 hours më parë 4 Min Lexim

Interesat e kredisë për shtëpi pësuan rënie të mëtejshme në tremujorin e tretë

Normat e interesit të kredive për shtëpi pësuan rënie të mëtejshme në tremujorin e tretë të vitit. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, inte...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!