Ancelotti qetëson Barcelonën për Raphinhën: Shëndeti i lojtarëve është prioritet, nuk do të rrezikojmë
Carlo Ancelotti ka dërguar një mesazh qetësues për Barcelonën dhe klubet e tjera, duke garantuar se Brazili nuk do të rrezikojë shëndetin e futbollistëve në dy miqësoret e këtij grumbullimi. Shqetësimi kryesor i katalanasve lidhet me Raphinhas, i cili është dëmtuar në tri paraqitjet e fundit me kombëtaren.
“Prioriteti është gjithmonë shëndeti i lojtarit. Nëse një futbollist stërvitet plotësisht dhe është në formë të mirë, mund të luajë. Ne i menaxhojmë minutat dhe, nëse nuk stërvitet, nuk luan”, deklaroi Ancelotti në prag të sfidës me Japoninë në Singapor.
Tekniku italian u përpoq të largonte çdo shqetësim nga klubet, duke theksuar se stafi i Brazilit ka informacionin e nevojshëm për të monitoruar gjendjen fizike të lojtarëve.
“Klubet mund të jenë të qeta. Përparësia e të gjithëve është shëndeti i sportistit. Duam që lojtarët të kthehen të gatshëm, të përgatitur dhe pa pasur nevojë për kontrolle të tjera mjekësore”, shtoi trajneri i Seleçaos.
Ancelotti foli edhe për Bruno-n, i cili ka pasur një shqetësim të lehtë dhe nuk është stërvitur plotësisht, por sipas tij është në gjendje të luajë. Megjithatë, minutat e tij do të varen nga vlerësimi i stafit teknik dhe mjekësor.
Upamecano largohet nga kombëtarja franceze, Konaté në garë për një vend titullari
Pas largimit, Ronaldo do të nderohet në ndeshjen me Danimarkën! Të gjithë lojtarët e Portugalisë do të mbajnë numrin 7
Bruni Fernandes refuzon ofertën e dytë për një kontratë të re nga Manchester United
- 13:22 Dy kandidatët për udhëheqjen e demokratëve në Senat
- 13:20 Upamecano largohet nga kombëtarja franceze, Konaté në garë për një vend titullari
- 13:17 Skandali i Jensen Huang merr përmasa të reja, zbulohet edhe një lidhje e tretë jashtëmartesore
- 13:09 Bizhuteria e familjes së fundit perandorake ruse shitet për 4.9 milionë dollarë, safiri 198-karatësh fsheh një histori mbi 120-vjeçare
- 13:07 Trump propozon Tim Cook për drejtimin e Nvidia-s: Legjenda zëvendësohet me legjendë
- 13:07 Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë