
Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka vijuar takimet pas marrjes së detyrës së tij të re, ku kësaj here është takuar me studentë të rinj të cilët kanë qenë pjesë e programit exhange në SHBA. Ambasada amerikane ka ndarë detaje si dhe pamjet nga takimi.
Në postim mësohet se në fokus kanë qenë idetë dhe perspektivat e reja të studentëve për zgjidhur problematikat e tyre lokale me ndihmën e SHBA-së.
“I frymëzuar nga Amerika, duke ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë. Ambasadori Eric Ëendt u takua me studentë të rinj të programit të shkëmbimit në SHBA për të dëgjuar perspektivat e tyre të reja dhe për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në zbatimin e zgjidhjeve të tyre lokale”, shkruhet në postimin e ambasadës Amerikane.