Pak ditë pasi shpalli kandidaturën për president, Teddy Riner humb një sponsor

Pesë herë kampioni olimpik, Teddy Riner, përfiton ende nga një mori kontratash për të drejtat e imazhit me marka të ndryshme. Por vendimi i tij për të hyrë në arenën politike për zgjedhjet presidenciale (raundi i parë të dielën, më 18 prill) në Francë mund të ketë pasoja.
Kandidatura e xhudistit ka kapur në kundërkohë edhe sponsorët e tij, disa prej të cilëve ishin njoftuar zyrtarisht vetëm në orët e fundit.
“Saxo Bank”, në veçanti, e kishte përfshirë Rinerin në një grup prej nëntë atletësh për të përfaqësuar fushatën e saj “Be Invested”.
Tw vendosur përballë ndryshimit të qëndrimit nga ana e ambasadorit të saj, banka daneze u detyrua të rishikonte planet e saj.
“Ne kemi marrë parasysh njoftimin e Teddy Riner në lidhje me kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale franceze. Për të përmbushur rregulloret në fuqi, është rënë dakord reciprokisht për të pezulluar pjesëmarrjen e tij në fushatë”, deklaroi banka të enjten.
Pamjet reklamuese në faqen e saj të internetit janë përditësuar për të hequr praninë e Riner. E njëjta gjë do të bëhet edhe për paraqitjet fizike. “Prandaj, fushata jonë do të vazhdojë me 8 atletë në vend të 9”, shpjegon “Saxo Bank”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


