Kryesore

Mesazhi i ambasadorit amerikan, Eric Wendt nga takimi me të rinjtë: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

13:00 - 13.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve të shkëmbimit amerikan.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se takimi kishte në fokus dëgjimin e ideve dhe këndvështrimeve të të rinjve, si dhe diskutimin mbi mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin ata në realizimin e propozimeve të tyre.

Në qendër të diskutimit ishte roli i të rinjve në zhvillimin e komuniteteve dhe zbatimi i zgjidhjeve konkrete për sfidat me të cilat përballen.

“Të frymëzuar nga Amerika, ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.