SHBA sipas Donald Trump nuk kanë më nevojë për një marrëveshje me Iranin. Donald Trump shkroi në rrjetin e social se amerika ka nën kontroll pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së tyre duke nënkuptuar se ky është një pozicion shumë më i favorshëm për Uashingtonin tani.

"Ne nuk kemi nevojë për një marrëveshje me Iranin. Ato kohë kanë kaluar tashmë. Ne kemi paratë e tyre, qindra miliarda dollarë, dhe kemi edhe Ngushticën e tyre", tha presidenti amerikan.

Qëndrimi i Trump vjen në një kohë kur mediat raportojnë se JD Vance mund të zhvillonte një takim me kreun e sigurisë kombëtare të Iranit për hapat të mëtejshëm drejt një marrëveshje paqeje.

Presidenti amerikan thotë se i ka kërkuar Vance të mos angazhohet më këtë për këtë dhe të përqëndrohet tek lufta ndaj korrupsionit brenda SHBA.

Në daljet e tij mediatike të enjten Trump tha se sulmet ndaj Iranit do ti riniste pa hezitim nëse do të ishin të nëvojshme, por për momentin ato siç u shpreh në në një intervistë më gazetarin Stephen Smith nga Shtëpia e Bardhë i ka frenuar ato për shkak të kërkesave të vendeve të Gjirit Persik.

Në intervistë presidenti amerikan përshkroi pozicionin aktual të SHBA lindjen e mesme kur tha se Uashingtoni ka kontrollin ne gjirin persik, kontrollon Ngushticën e Hormuzit dhe nëse do të shihte një ndryshim të situatës ai do të ndërmerrte menjëherë hapa të mëtejshëm konkret.

Në 5 nëntor Komanda Qendrore amerikane njoftoi nisjen e operacionit Task Forca Dera e Celikut. Ai synon një izolim edhe më të fortë të iranit, tashmë jo vetëm nga deti por edhe nga toka, me qëllim ndërprerjen e furnizimeve ushtarake dhe ekonomike të vendit.