Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj

    Integrimi/ BE shqyrton sot tre kapitujt e tjerë të negociatave me Shqipërinë, ja cilët janë

    Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj
    Sport

    Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj

    November 13, 2026
    Screenshot

    Fitorja 2-0 ndaj Finlandës e ngjiti kuqezinjtë në kuotën e 12 pikëve dhe në krye të grupit C1.

    Tashmë, skuadra e Maranit ka gjithçka në dorë: një barazim ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit mjafton për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen direkte në Ligën B.

    Shqipëria është vetëm 90 minuta larg një objektivi të rëndësishëm. Suksesi 2-0 ndaj Finlandës e konfirmoi në krye të grupit C1 të Nations League, me 12 pikë pas pesë ndeshjesh, ndërsa gjithçka do të vendoset në përballjen e fundit me Bjellorusinë, më 15 nëntor.

    Kuqezinjtë kanë regjistruar katër fitore dhe vetëm një humbje, atë në transfertën finlandeze. Përveç suksesit të fundit në Tiranë, Shqipëria ka mposhtur Bjellorusinë 2-0, San Marinon 3-0 në transfertë dhe 2-1 në shtëpi. Bilanci është pozitiv edhe në aspektin e golave: 10 të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.

    Pas fitores së sotme, Shqipëria kryeson me 12 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia me 10, Finlanda me 7 dhe San Marino pa pikë. Bjellorusët fituan 2-0 në transfertë ndaj San Marinos dhe mbeten kërcënimi i vetëm për kreun.

    Përballja e fundit, Bjellorusi–Shqipëri, do të luhet më 15 nëntor, në orën 18:00, në një stadium neutral dhe pa tifozë. Skenarët janë të qartë: fitorja e siguron vendin e parë, ndërsa edhe barazimi do t’i mjaftonte Shqipërisë për të mbyllur grupin me 13 pikë, dy më shumë se Bjellorusia. Vetëm humbja do t’ia kalonte kreun kundërshtarit.

    Rëndësia e këtij objektivi është e madhe. Fituesi i grupit siguron promovimin direkt në Ligën B për edicionin 2028-2029, ndërsa skuadra që renditet e dyta duhet të kalojë përmes një faze play-off-i në mars 2027, përballë një përfaqësuesjeje që përfundon e katërta në Ligën B.

    Një skenar ndryshe nga ai i vitit 2020

    Edhe në edicionin 2020-2021, Shqipëria e mbylli grupin e Nations League në vendin e parë, nën drejtimin e Edi Rejës. Atëherë, kuqezinjtë grumbulluan 11 pikë në gjashtë ndeshje, me tri fitore, dy barazime dhe një humbje, duke lënë pas pikërisht Bjellorusinë.

    Edhe atëherë, ndeshja vendimtare ishte kundër bjellorusëve, por situata ishte më e vështirë: Shqipërisë i duhej patjetër fitorja. Kuqezinjtë triumfuan 3-2 në Tiranë, me dy gola të Sokol Cikalleshit dhe një të Rey Manajt.

    Këtë herë, situata është më e favorshme. Shqipëria ka grumbulluar 12 pikë në vetëm pesë ndeshje, ka shënuar më shumë dhe ka pësuar më pak gola se në të gjithë edicionin e vitit 2020. Mbi të gjitha, nuk ka më nevojë për një fitore me çdo kusht.

    Pas zhgënjimit të edicionit 2022-2023, kur në Ligën B Shqipëria përfundoi e fundit në grup me vetëm dy pikë, rikthimi në këtë nivel është një mundësi që kuqezinjtë nuk duan ta humbasin.

    Maran dhe skuadra e tij kanë bërë pjesën më të madhe të punës. Tani mbetet vetëm hapi i fundit: të shmangin humbjen ndaj Bjellorusisë dhe të sigurojnë kreun e grupit C1. /TCH

    Kombëtarja Maran Reja shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj

    November 13, 2026

    Integrimi/ BE shqyrton sot tre kapitujt e tjerë të negociatave me Shqipërinë, ja cilët janë

    November 13, 2026

    Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

    November 13, 2026

    Tjetërsimi i 44 mijë m2 prona në Povelçë, Gjykata e Fierit cakton masat për 5 personat nën hetim

    November 13, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.