Carlo Ancelotti i dërgoi të premten një mesazh qetësie Barcelonës dhe klubeve të tjera në lidhje me lojtarët që ka në dispozicion te kombëtarja e Brazilit, duke bërë të qartë se nuk do t’i sforcojë futbollistët në dy ndeshjet miqësore që Seleçao do të luajë kundër Japonisë dhe Singaporit. Ai theksoi se prioritet është shëndeti i sportistëve dhe se menaxhimi i minutave të lojtarëve do të bëhet me shumë kujdes.
Në fokus të shqetësimit të klubeve ka qenë gjendja e Raphinhas, i cili ka pasur probleme në tre ndeshjet e fundit të Brazilit. Ancelotti deklaroi se nëse një futbollist stërvitet në 100% dhe është në formë, mund të luajë; në të kundërt, nëse nuk stërvitet, nuk do të luajë. Ai shtoi se synimi është t’u kthehet klubve sportistë në gjendje të mirë fizike, të përgatitur dhe të stërvitur, pa nevojën për kontrollime shtesë mjekësore.
Trajneri, i cili ka qenë më parë në krye të Real Madrid, insistoi që klubet mund të jenë të qeta përsa i përket menaxhimit të lojtarëve kur ata vijnë te Seleçao, pasi stafi i kombëtares disponon të gjithë informacionin e nevojshëm dhe një grup pune “të një niveli botëror”. Ai theksoi se kombinacioni i informacionit dhe resurseve profesioniste garanton kontrollin e minutazhit dhe kujdesin për shëndetin e futbollistëve.
Si shembull, Ancelotti përmendi se Bruno gjatë kësaj jave nuk u stërvit për një periudhë për shkak të një shqetësimi të vogël, por sipas tij gjendet mirë dhe mund të luajë. Ai la të kuptohet se vendimet për minutazh dhe vazhdimësinë do të vlerësohen vazhdimisht dhe se momentalisht ekziston informacioni i nevojshëm për të bërë këto vlerësime.
Lajmi transmetohet nga Top Channel.
