Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11/2026 12:25

Prodhuesi i automjeteve Mercedes ka vendosur të pezullojë të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat në Gjermani dhe po shqyrton mundësinë e mbylljes së disa prej tyre, për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe ngecjes së negociatave me përfaqësuesit e punonjësve. Drejtori i prodhimit, Michael Schiebe pohoi për DW se, pavarësisht bisedimeve intensive me këshillin e punëmarrësve dhe sindikatën IG Metall, ende nuk ka një perspektivë për arritjen e marrëveshjes. Drejtuesit e kompanisë kërkojnë uljen e kostove përmes zgjatjes së javës së punës nga 35 në 40 orë, pa kompensim shtesë financiar. Ky propozim kundërshtohet nga sindikata, e cila e konsideron javën 35-orëshe një nga arritjet kryesore të saj. Kompania synon gjithashtu të rishikojë pagesat shtesë, shpërblimet për pushimet dhe Krishtlindjet, si dhe përfitimet nga pjesëmarrja në fitim. Sipas Schiebe, kostoja e një ore pune në prodhim në Gjermani është në disa raste deri në pesë herë më e lartë se në fabrikat e Mercedes në Europën Lindore. Ai paralajmëroi se, nëse nuk arrihet një marrëveshje për uljen e kostove, modelet e reja do të prodhohen vetëm jashtë Gjermanisë. Mercedes ka gjithsej 12 qendra prodhimi në vend. Në rrezik për mbyllje janë potencialisht dy fabrika: një për montimin e karrocerive dhe një për prodhimin e sistemeve të lëvizjes. Kompania po përballet me rënie të shitjeve dhe fitimeve, si dhe me presion të shtuar nga konkurrenca ndërkombëtare, veçanërisht nga prodhuesit kinezë. Drejtuesit thonë se synojnë të shmangin mbylljet, por paralajmërojnë se pa uljen e kostove e ardhmja e fabrikave gjermane mbetet e pasigurt.

Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43
Top News – Hidhet në erë luftanija ruse…Ukraina godet në Gjirin e Findlanës, sulm me dron
13/11 11:42
Top News – Preken miliona njerëz në gjithë globin/ Microsoft 12 orë në telashe, ‘jo sulm kibernetik’
13/11 11:42
Top Channel/ Outlook, jashtë funksionit: Email-i i Microsoft nuk hapet, masat nuk funksionuan!
13/11 11:36
Top Channel/ SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik!
13/11 11:31
Top Channel/ Nuk mbarojnë “hallet” e Jensen Huang: Ish CEO i Nvidias, në Kongres për spiunen kineze!
13/11 11:31
Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58