Tetë fëmijë me aftësi të veçanta do ta kenë përditshmërinë më të lehtë. Në një botë që i sfidon ndjeshëm, ata do të mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre, falë tetë karrocave të personalizuara, të ndërtuara posaçërisht sipas nevojave fizike të secilit prej tyre. Nisma u bë e mundur nga Qendra Jonathan, me mbështetjen e Credins Bank dhe platformës Smile.al, në kuadër të projektit “Me Kokën Lart, Ndërtojmë një të Ardhme, jo vetëm një Karrocë!”. Përfaqësuesja e Qendrës Jonathan, Oreada Kita, shprehet entuziaste mbi realizimin e këtij projekti kuptimplotë.