Rrëshqitje masive gurësh në rrugën drejt Valbonës dhe vështirësi në qarkullim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.11.2026, 11:20

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje masive gurësh në rrugën që të çon drejt Valbonës, duke bllokuar qarkullimin dhe vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe turistëve që frekuentojnë këtë zonë turistike.

Pamjet e mbërritura tregojnë gurë të shumtë të rënë në rrugë, duke krijuar një situatë shqetësuese për sigurinë e udhëtarëve.

Situata ngre shqetësime për gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e rrugës dhe garantimin e qarkullimit të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit