Jep dorëheqjen Afrim Qendro nga kreu i IKMT
Afrim Qendro nuk do të jetë më në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas burimeve të Euronews Albania, Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të këtij institucioni.
Largimi i tij vjen vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e IKMT-së, në shkurt të vitit 2026, duke zëvendësuar në këtë post Dallëndyshe Bicin.
Përpara marrjes së këtij posti, Qendro ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërsa më herët ka mbajtur edhe detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e tij dhe as një shpjegim publik mbi arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi. Gjithashtu, nuk është bërë i ditur emri i personit që pritet të marrë drejtimin e IKMT-së.
Largimi i Qendros shënon një tjetër ndryshim në drejtimin e institucionit, i cili është përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin e territorit në vend.
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, përmbyset automjeti pranë fshatit Kot
Edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës, ja rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve
I dënuar me 4 vite burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 11:21 Grabitje si në filma në zemër të Parisit, katër persona me kallashnikovë sulmojnë dyqanin luksoz të diamanteve dhe arratisen me motorë
- 11:17 Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin
- 11:09 Gjithçka e kryer, Pochettino firmos me Manchester United
- 10:58 Hita në Itali, strategji e përbashkët me Antimafian për goditjen e grupeve kriminale shqiptaro-italiane
- 10:57 Garda Revolucionare shkatërron radarin amerikan në Bahrein pas sulmit në Iranin jugor
- 10:51 PS mbledh Asamblenë! Çfarë vendimesh do të marrë Rama? Gazetarja zbardh agjendën