Aksident pranë fshatit Kotë të Vlorës, makina përmbyset pasi shoferi humb kontrollin, përfundon në spital

13/11/2026 11:20

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, në territorin e Bashkisë Selenicë, ku një automjet është përmbysur në anë të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti po udhëtonte nga Vlora në drejtim të Lumit të Vlorës, kur drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke bërë që makina të përmbyset.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta.

Top Channel