Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në zonën e Thethit, në Shkodër, ku situata më e vështirë paraqitet në Fushë-Theth.
Uji ka nisur të dalë nga shtrati që prej mbrëmjes së kaluar, ndërsa përveç reshjeve intensive, problem është bërë edhe dalja e ujit nga kanalet kulluese. Si pasojë, disa banesa në zonë ndodhen në rrezik për t’u përmbytur.
Sipas informacioneve nga banorët, dëme janë raportuar edhe në bagëti pranë banesës së Ded Drenit.
Krahas përmbytjeve, banorët e Thethit po përballen edhe me ndërprerje të energjisë elektrike, duke shtuar vështirësitë e shkaktuara nga moti i keq.
Situata mbetet problematike për shkak të reshjeve të vazhdueshme.













