Në disa media në Shqipëri, prej mbrëmjes së djeshme dhe sot gjatë ditës, qarkullon një lajm me burime se kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, është shkarkuar nga detyra. Report Tv ka kontaktuar me Qendron, i cili në përgjigje tha se “nuk ka asgjë zyrtare deri më tani”.
Edhe burime për Report Tv nga punonjës në IKMT thonë se drejtori është ende në punë. Këtë e konfirmon edhe angazhimi i tij në rrjetet sociale, ku edhe këtë mëngjes ka postuar punën në terren të inspektorëve.
Nuk dihet ende nëse ka një vendim për shkarkimin e tij, që ende nuk i është komunikuar drejtuesit të këtij institucioni, Afrim Qendro, apo nëse është një lajm i rremë. Por, nga verifikimet e deritanishme të kryera nga Report Tv, kreu i IKMT-së vijon në detyrë dhe zyrtarisht në duart e tij nuk ka mbërritur një vendim shkarkimi.
IKMT është institucion qendror buxhetor publik, i cili funksionon nën varësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Report Tv ka pyetur edhe ministrin Ervin Demo, por ende nuk ka një përgjigje. Kreu i IKMT-së emërohet nga kryeministri me propozim të ministrit përgjegjës.
Foto: Postim i Afrim Qendros në Instagram
-
E sa here e kane shkarkuar kete per shkelje dhe e kane katapultuar ne vend tjeter. Ja pse nuk behet Shqiperia!
Përgjigju









Komente
Komento