Drejtoresha e Burgjeve: Burgu i Fierit model në Europë, rehabilitojmë të dënuarit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.11.2026, 11:07

Sadleva Bodo, drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, ka ndërmarrë një vizitë inspektimi në burgun e Fierit.

Ajo u shpreh se burgur i Fierit përfaqëson një model të zhvillimit të sistemit penitenciar, me infrastrukturë dhe kushte që synojnë përmbushjen e standardeve evropiane, duke ndërthurur sigurinë me trajtimin dinjitoz, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur ky institucion është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të pakënaqësive dhe denoncimeve publike të bëra nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbahet atje.

Sipas deklaratës zyrtare të shpërndarë pas vizitës, IEVP Fier është vlerësuar për infrastrukturën dhe mbarëvajtjen e punës. Administrata penitenciare thekson se ky mjedis ndërthur sigurinë me trajtimin dinjitoz dhe riintegrimin social të të dënuarve. Në njoftim veçohen disa aspekte të rëndësishme të funksionimit të këtij burgu:

Inspektimi i Bodos pason zhvendosjen e diskutueshme të Erion Veliajt nga qendra e paraburgimit në Durrës drejt atij të Fierit, e cila u firmos më 28 tetor, menjëherë pasi Sadleva Bodo mori drejtimin e institucionit.

Ish-kryebashkiaku e ka kundërshtuar ashpër këtë transferim, duke e etiketuar atë si një "internim dhe keqtrajtim" të motivuar politikisht me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, ai ka ngritur shqetësime se nuk po i sigurohet ndihma e nevojshme mjekësore për një dëmtim në këmbë.

Pavarësisht peshës së akuzave të ngritura nga ish-kreu i Bashkisë së Tiranës, komunikata e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk i adresohet fare kësaj çështjeje. Emri i Veliajt nuk përmendet në asnjë rresht të njoftimit dhe autoritetet kanë shmangur çdo sqarim të drejtpërdrejtë mbi pretendimet për neglizhencë shëndetësore, duke preferuar të fokusohen te cilësimi i Fierit si një prej burgjeve më të rregullta në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit