• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

by A. Q
13/11/2026 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Negociatorët rusë kanë paraqitur kërkesa të gjera për një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, gjatë bisedimeve në Abu Dhabi.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, propozimet e Moskës shkojnë përtej territorit ukrainas dhe synojnë krijimin e një “rendi të ri të sigurisë europiane”.

Propozimet jozyrtare, të cilat u janë përcjellë përfaqësuesve europianë në Abu Dhabi, përfshijnë kërkesa që Finlanda të largohet nga NATO, si dhe ndalimin e vendosjes së bazave ushtarake të Aleancës në shtetet baltike: Estoni, Letoni dhe Lituani.

Sipas raportimit të “Bild”, në këmbim të përfundimit të luftës, Rusia kërkon të mbajë të gjitha territoret ukrainase që aktualisht kontrollon, si dhe të marrë të gjithë rajonin e Donbasit. Kjo do të nënkuptonte që Ukraina të hiqte dorë edhe nga zonat e mbetura të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat vazhdon t’i kontrollojë.

Propozimi parashikon gjithashtu çmilitarizimin e porteve të Odesës dhe Mikolajivit, duke ndaluar përdorimin e tyre si baza detare. Ndërkohë, do të vendoseshin marrëveshje të veçanta për garantimin e lirisë së lundrimit në Detin e Zi dhe Detin Baltik.

Një tjetër kërkesë e Moskës është që Ukraina të mbetet përgjithmonë neutrale dhe të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, ndërsa të mos i mbyllet rruga drejt Bashkimit Europian.

Kërkesat ruse shtrihen edhe te Finlanda, e cila do të duhej të rikthehej në statusin që kishte përpara anëtarësimit në NATO. Po ashtu, Moska kërkon ndalimin e bazave ushtarake të Aleancës në tri shtetet baltike.

Sa i përket Moldavisë, plani parashikon krijimin e një republike federale, të përbërë nga territori kryesor moldav, Transnistria dhe Gagauzia. Në rast se Moldavia do të anëtarësohej në Bashkimin Europian, Transnistria dhe Gagauzia do të kishin të drejtën të zhvillonin referendume për pavarësi.

Në këmbim të këtyre kërkesave, pala ruse ofron tërheqjen e armëve bërthamore nga Bjellorusia dhe heqjen dorë nga vendosja e raketave me rreze të mesme veprimi në këtë vend.

Sipas “Bild”, këto janë propozime jozyrtare të paraqitura gjatë negociatave dhe jo një marrëveshje e arritur mes palëve.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

November 13, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset pas daljes nga rruga, shkak dyshohet se u bë…

Aksident dramatik në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset pas daljes nga rruga, shkak dyshohet se u bë…

November 13, 2026
Alarmi kibernetik/ “Sistemet e bankave në Shqipëri të ekspozuar ndaj sulmeve”- Nini: Duhet një ministri për sigurinë e bizneseve!

Alarmi kibernetik/ “Sistemet e bankave në Shqipëri të ekspozuar ndaj sulmeve”- Nini: Duhet një ministri për sigurinë e bizneseve!

November 13, 2026
Maratona e Tiranës, ja rrugët që do të bllokohen sot në kryeqytet

Të dielën zhvillohet Maratona e Tiranës, bllokohen dhjetëra rrugë! Ja se si do të devijohet qarkullimi dhe transporti urban

November 13, 2026
Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

“Reuters”: Faktorët që vunë në pikëpyetje mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë! Europa nuk do që të përballet me Trump dhe…

November 13, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

“Politico”: Besimi te SHBA po bie, 7 në 10 evropianë mbështesin krijimin e një ushtrie të Bashkimit Evropian!

November 13, 2026
Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti në Divjakë

Era e fortë shkakton dëme në rrjetin elektrik në Korçë, 6 fshatra në Lekas mbeten pa energji!

November 13, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Integrimi/ BE shqyrton sot tre kapitujt e tjerë të negociatave me Shqipërinë, ja cilët janë!

November 13, 2026
“Tapë” në timon e pa patentë! Arrestohen 4 persona në Vlorë, një në kërkim

I dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Italia! Pritet ekstradimi, ja sa burg duhet të vuajë

November 13, 2026
BE përgatit paketën e re me sanksione ndaj Rusisë, Von der Leyen: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë!

BE përgatit paketën e re me sanksione ndaj Rusisë, Von der Leyen: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In