Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i arrestuar një ditë më parë, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Për shkak të komplikacioneve shëndetësore, ai është transportuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Rajonal të Fierit, të njëjtin institucion që drejtonte deri në momentin e arrestimit.

Sipas burimeve nga spitali, Arben Voja ndodhet në katin e dytë të këtij institucioni, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Top Channel