Tuchel mbron paraqitjen e Anglisë: Disa momente të pakujdesshme, por ishim skuadra më e mirë

13 Nëntor 2026
9:10
Telesport
back button

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbrojtur paraqitjen e kombëtares së tij, që mbrëmë mundi 2-1 Kroacinë në ndeshjen e Nations League. Një fitore e vështirë për anglezët, që një muaj më parë patën fituar thellë në Kroaci.

“Në përgjithësi ishte një paraqitje e pranueshme. Na u desh pak kohë për të kuptuar mënyrën se si ata ushtronin presion, pasi luanin me pesë mbrojtës. Kërkohej shumë komunikim, sepse donim ta ruanim strukturën tonë”, tha Tuchel.

Më tej, ai sqaroi: “Pasi e kuptuam këtë pas 15 minutash, u bëmë skuadra më e mirë. Mund të ndjehej rritja e vetëbesimit. Në pesë minutat e fundit të pjesës së parë u treguam disi të pakujdesshëm”.

“Reaguam mirë në fillim të pjesës së dytë dhe krijuam gjithnjë e më shumë raste. Për pesë minuta u treguam sërish të pakujdesshëm dhe u ndëshkuam nga një goditje standarde, gjë që nuk është tipike për ne”, tha trajneri gjerman.

“Më pas na u desh të reagonim, sepse kishim nevojë urgjente për një rezultat pozitiv. Kroacia nuk kishte asgjë për të humbur, ndërsa ne duhet t’i kalojmë këto lloj momentesh“, u shpreh Thomas Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit