Zidane: Italia luajti mirë, s’kemi çfarë të themi. Gabimet në mbrojtje na kushtuan

13 Nëntor 2026
9:00
Alfred Lleshi
back button

“Italia bëri atë që di të bëjë më mirë, një paraqitje të fortë në mbrojtje. Në ndeshjen e parë më pëlqeu më shumë me topin, por sot fitoi dhe nuk kemi çfarë të themi. Urime asaj, ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, – deklaroi Zinedine Zidane pas humbjes në “San Siro”.

“E nisëm mirë, krijuam edhe raste. Edhe pjesën e dytë e filluam pozitivisht, por më pas patëm vështirësi dhe nuk u treguam të zotë në mbrojtje. Nuk na mungoi aspak guximi. Qëndruam në lojë dhe qarkulluam mirë topin, por vuajtëm në mbrojtje. Kjo është pjesë e procesit të të mësuarit”, – shtoi Zidane.

Për paraqitjen e Olise: “Nuk mund të luash në nivel kaq të lartë për 90 minuta. Ai bëri mirë dhe shënoi, por ra i gjithë ekipi, gjë që ndikoi edhe te lojtarët individualisht. Donim të fitonim dhe të kualifikoheshim, por nuk ia dolëm. Tani duhet të fitojmë ndeshjen e fundit me Turqinë”.

Në fund, trajneri francez shpreson të rikuperojë Mbappé: “Shpresoj të luajë ndaj Turqisë. Ka një shqetësim të vogël dhe plani ishte të pushonte sot”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit