Rabiot: Kjo humbje është pjesë e rrugëtimit të një ekipi, Italia ishte më e mirë se ne

13 Nëntor 2026
8:38
Telesport
back button

“Nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Kjo humbje ndaj Italisë është pjesë e rrugëtimit. Siç na tha trajneri pas ndeshjes, nuk është asgjë serioze”, deklaroi mesfushori francez Adrien Rabiot pas humbjes 3-1 ndaj Italisë në Nations League.

Më tej, ai tha: “Natyrisht, jemi të zhgënjyer, por kështu ndodh. Bëmë gabime në situata të caktuara, megjithatë zhvilluam një lojë të mirë. Italia thjesht ishte më konkrete në pjesën e dytë dhe duhet t’ua njoh meritën.

“Donnarumma ishte i shkëlqyer. E dimë që është portieri më i mirë në botë, pa asnjë dyshim. Ai ishte vendimtar në të paktën tri ose katër raste”, tha francezi.

Në fund, Rabiot tha: “Por nuk ishte vetëm ai, të gjithë lojtarët e Italisë u paraqitën mire se ne. Kjo ndeshje do t’i japë Italisë shumë vetëbesim.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit