Asllani: Shpirtin dhe zemrën i lamë në fushë, Muçi e Meriton. E di sa ka vuajtur

13 Nëntor 2026
7:34
Alfred Lleshi
back button

Kristjan Asllani nuk e fshehu kënaqësinë pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës në “Air Albania”. Mesfushori kuqezi vlerësoi atmosferën në stadium, vështirësitë e ndeshjes dhe reagimin e skuadrës pas gabimeve ndaj San Marinos, ndërsa rezervoi fjalë të veçanta për Ernest Muçin dhe golin e tij spektakolar.

Në prononcimin për “Super Sport”, Asllani theksoi se skuadra dha gjithçka në fushë për të siguruar tri pikët përpara tifozëve shqiptarë: “Jemi shumë të lumtur, stadiumi ishte plot dhe jemi të kënaqur. Ishte një ndeshje e vështirë. Finlanda pati disa raste në pjesën e parë. Tri pikë përpara tifozëve tanë, nuk ka gjë më të bukur.

Pashë një video tani, supergol i Muçit, jam pa fjalë. Jam shumë i lumtur për Ernestin, e meriton shumë. E di sa ka vuajtur, nuk ka qenë pranë nesh. Është një lojtar me shumë kualitet dhe na ndihmon shumë.

E pamë që ndaj San Marinos gabuam shumë gjëra. Sot i lamë të gjitha në fushë; shpirtin dhe zemrën. E mbyllëm me një fitore të bukur dhe jemi shumë të lumtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit