Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Manzambi largohet nga kampi i Zvicrës

Mazambi

Johan Manzambi

Mesfushori Johan Manzambi është larguar nga kampi i Zvicrës dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

Ai ka pasur dhembje në pulpë këtë javë dhe ka vendosur të kthehet te klubi i tij, Aston Villa.

Lajmin për mungesën e 21-vjeçarit e ka konfirmuar të enjten Federata e Futbollit e Zvicrës. 

Zvicra luan të premten me Slloveninë në udhëtim, e më pas e pret Skocinë të hënën.  Barazimi me Slloveninë do ta kthente Zvicrën në Ligën A për edicionin e vitit 2028. 

Manzambi me Aston Villan pas ndeshjeve të përfaqësueseve, do t’i ketë gjashtë ndeshje në 18 ditë. 

Luan edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasarayt dhe Paris Saint-Germainit.