SHISH ka tashmë një drejtues të ri, duke konfirmuar zërat e korridoreve se Esmeralda Hasani do të merrte frenat e institucionit në një moment shumë të vështirë. Pas largimit nga pozicioni i Vlora Hysenit për shkak të akuzave të SPAK dhe masës së arrestit, drejtimi i shërbimit inteligjent shqiptar është në duart e Hasanit. Kjo e fundit një emër që pak pritej, duke parë karrierën e saj dhe kontributin e pakët në atë institucion. Hasani ka një profil profesional të lidhur kryesisht me drejtësinë, akademinë, administratën publike dhe menaxhimin e projekteve europiane. Ajo ka studiuar të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Milanos dhe ka ndjekur studime pasuniversitare në fushën e planifikimit dhe menaxhimit të projekteve europiane në Bruksel. Profili i saj akademik përfshin gjithashtu studime doktorale, ndërsa është angazhuar si pedagoge e së drejtës europiane.