• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Euro në pikiatë- kush po vuan më shumë?

by Bota Bota
November 12, 2026
in Aktualitet, Ekonomi
Euro në pikiatë- kush po vuan më shumë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Euroja ka zbritur në nivelin më të ulët historik, duke kaluar për herë të parë nën kufirin e 91 lekëve, pavarësisht klimës së pasigurisë politike dhe ekonomike në vend.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, më 12 nëntor euroja këmbehet me 90.77 lekë, duke shënuar një rënie vjetore prej 6.2%.

Rënia vijoi edhe në një periudhë të tensionuar, të shoqëruar me protesta dhe dëmtime të aseteve të bizneseve në Tiranë dhe qytete të tjera.

Në të kaluarën, pasiguria politike dhe ekonomike kishte prirjen të nxiste rritjen e kërkesës për euro, e perceptuar si një monedhë më e sigurt.

Këtë herë, megjithatë, kursi nuk shfaqi të njëjtin reagim.

Agjentët e këmbimit valuator në tërësi e lidhin këtë prirje me rritjen e ofertës së euros nga shpenzimet e turistëve, investimet e huaja dhe të ardhurat në valutë të institucioneve financiare.

Por, përtej shkaqeve që po e dobësojnë euron, rënia e saj ngre një tjetër pyetje: çfarë do të thotë një euro që këmbehet me gjithnjë e më pak lekë për familjet dhe bizneset shqiptare dhe kush e vuan më shumë rënien e saj?

Remitancat, më pak lekë për të njëjtën shumë eurosh

Sipas një analize të ALTAX-it, kursi i këmbimit nuk është thjesht një tregues financiar, por një faktor që rishpërndan efektet ekonomike mes familjeve dhe bizneseve, në varësi të monedhës në të cilën sigurojnë të ardhurat dhe kryejnë shpenzimet.

Një nga grupet më të ekspozuara janë familjet që marrin para nga emigrantët.

ALTAX sjell shembullin e një familjeje që përfiton 500 euro në muaj.

Me një kurs prej 105 lekësh për euro, kjo shumë do të konvertohej në 52.500 lekë. Me kursin 91.92 lekë, që përdoret në analizën e ALTAX-it për fundin e shtatorit 2026, familja përfiton 45.960 lekë.

Diferenca arrin në 6.540 lekë në muaj, ose 78.480 lekë në vit.

Familja vijon të marrë të njëjtën shumë në euro, por vlera e saj në monedhën me të cilën kryen shpenzimet e përditshme është më e ulët.

Efekti merr përmasa më të mëdha kur shihet në nivel kombëtar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë të cituara nga ALTAX, në vitin 2025 individët, familjet dhe bizneset morën rreth 1.1 miliardë euro remitanca. Rreth 60% e tyre vlerësohet se kanë qenë në formën e parasë cash.

Për këtë arsye, ndryshimi i kursit mund të ndikojë në fuqinë blerëse të një numri të madh familjesh, veçanërisht të atyre që mbështeten te të ardhurat nga emigracioni.

Eksportuesit, më të prekurit nga humbja e euros

Po ta shohim nga ana e biznesit, për eksportuesit, të cilët arkëtojnë të ardhura në euro, ndërsa një pjesë të konsiderueshme të kostove e kanë në lekë, zhvlerësimi i monedhës europiane mund të ngushtojë marzhet e fitimit.

Sipas analizës të Altax, sektorë si tekstilet dhe fasoneria janë veçanërisht të ekspozuar ndaj këtij mekanizmi.

Në fakt, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi në fillim të vitit se qeveria kishte diskutuar me përfaqësuesit e sektorit për nevojën e reformimit të tij që prej momentit kur forcimi i lekut nisi të ndikonte në aktivitetin e bizneseve.

“Që kur efekti i kursit të këmbimit filloi të ndihej, pra që kur leku filloi të forcohej, ne kemi diskutuar për nevojën për reformim të këtij sektori, për nevojën për rritje të kapaciteteve të makinerive, për nevojën për automatizim të këtij sektori, por mbi të gjitha për nevojën që ky sektor duhet të prodhojë produkt me cikël të mbyllur dhe kemi qenë të gatshëm që ta mbështesim sektorin në forma të ndryshme”, u shpreh Ibrahimaj.

Por, sipas përfaqësuesve të sektorit, situata në sektor tani është përkeqësuar deri në pikën që ndërmarrjet po reduktojnë linjat e prodhimit dhe vendet e punës.

Këtë e pohon për Faktoje edhe Edvin Prençe, kryetar i Shoqatës ProEksport Albania.

“Nga janari deri më 20 tetor 2026, euroja ka rënë nga një kurs mesatar prej 96.58 lekësh në 90.77 lekë, duke humbur rreth 6% të vlerës kundrejt lekut.

Për një kompani që eksporton mallra me vlerë 1 milion euro, kjo diferencë përkthehet në rreth 5.8 milionë lekë më pak të ardhura pas konvertimit, krahasuar me fillimin e vitit. Për kompanitë me 5 milionë euro eksporte, efekti arrin në rreth 29 milionë lekë”, përllogarit ai humbjet financiare të vitit nga rënia e euros.

Përballë këtij zhvlerësimi, kompanitë eksportuese kanë pak mundësi të rrisin çmimet për blerësit e huaj, pasi operojnë në tregje ndërkombëtare ku konkurrenca është e fortë dhe çmimet ndikohen nga kërkesa dhe oferta.

Për rrjedhojë, një pjesë e madhe e efektit financiar përthithet nga vetë bizneset, përmes reduktimit të marzheve të fitimit, uljes së kostove operative dhe përpjekjeve për të rinegociuar çmimet me klientët.

Situata rëndohet më tej nga rritja e shpenzimeve për paga, karburant, energji dhe shërbime, të cilat paguhen kryesisht në lekë, ndërsa të ardhurat realizohen në euro.

Sipas tij, disa ndërmarrje janë detyruar të reduktojnë kapacitetet dhe linjat e prodhimit, çka sjell drejtpërdrejt shkurtimin e vendeve të punës.

“Nëse kjo tendencë vazhdon, pasoja përfundimtare dhe më e padëshiruar është mbyllja e aktivitetit ekonomik të ndërmarrjeve që nuk arrijnë më të mbulojnë kostot dhe detyrimet e tyre”, thotë ai për Faktoje.

Prodhimi shqiptar, më pak tërheqës për tregjet e huaja

Përveç ndikimit në të ardhurat, rënia e euros dobëson edhe konkurrueshmërinë e prodhuesve shqiptarë në tregjet ndërkombëtare.

Edhe kur kostot në lekë mbeten të pandryshuara, ato përfaqësojnë një vlerë më të lartë në euro, duke e bërë prodhimin vendas relativisht më të shtrenjtë për blerësit e huaj.

Prençe ilustron këtë efekt me një produkt që ka kosto prodhimi 1.000 lekë. Në kursin 96.58 lekë për euro, kjo kosto ishte rreth 10.35 euro, ndërsa me kursin 90.77 lekë arrin në rreth 11.02 euro, ose 6.4% më shumë.

Sipas tij, një diferencë e tillë mund të jetë vendimtare në konkurrencën me prodhues nga Turqia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e Afrikës së Veriut.

“Rreziku më i madh nuk është vetëm humbja e porosive ekzistuese, por edhe fakti që Shqipëria po bëhet më pak tërheqëse për kontrata të reja dhe investime në prodhim”, vëren ai për Faktoje.

Sipas analizës të Altax, sektorë si tekstilet dhe fasoneria janë veçanërisht të ekspozuar ndaj këtij mekanizmi.

Sektori pretendon humbjen e të paktën 20 mijë vendeve të punës 

Përmasat e vështirësive financiare reflektohen edhe në punësim.

Sipas vlerësimeve të Shoqatës ProEksport Albania, sektori numëronte rreth 65 mijë të punësuar 12 muaj më parë, ndërsa sot shifra ka zbritur në rreth 45 mijë. Kjo do të thotë rreth 20 mijë vende pune më pak, ose një tkurrje prej afro 31%.

Prençe argumenton se ky zhvillim nuk duhet parë thjesht si një statistikë për tregun e punës, por si humbje e kapaciteteve prodhuese, e përvojës profesionale të krijuar ndër vite dhe e të ardhurave për mijëra familje.

Në afat më të gjatë, industria e tekstileve dhe këpucëve ka nevojë të kalojë drejt prodhimit me cikël të plotë dhe me vlerë më të shtuar, përmes investimeve në teknologji, automatizim dhe rritjes së produktivitetit.

Por, sipas Prençes, ky transformim kërkon burime financiare dhe stabilitet, në një kohë kur një pjesë e kompanive po përpiqen të ruajnë aktivitetin e përditshëm.

“Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: A do të vazhdojmë ta shohim këtë tkurrje si një proces normal, apo më në fund do të ketë një vëmendje serioze dhe veprime konkrete për sektorin? Koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt, biznesi nuk mund të presë pafundësisht.

Nuk mund t’i kërkosh një industrie të investojë për të ardhmen, ndërkohë që çdo ditë po i pakësohen burimet financiare për të mbijetuar në të tashmen.

Sektori e di ku duhet të shkojë. Pyetja është nëse politikat ekonomike dhe institucionet do të ecin me të njëjtin ritëm, apo do të reagojnë kur një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve prodhuese të jetë humbur përfundimisht”, citon Prençe për Faktoje.

Përfundim 

Deklarata e Ibrahimajt se qeveria ka diskutuar nevojën për reformimin e sektorit të fasonerisë dhe ka qenë e gatshme ta mbështesë atë ndërsa vendi përballet me humbjen e euros, përmban  një pjesë të së vërtetës.

Nga ana tjetër, zhvlerësimi i euros ka rënduar ndjeshëm aktivitetin e eksportuesve, duke tkurrur marzhet e fitimit, detyruar disa kompani të reduktojnë kapacitetet dhe duke kontribuar në humbjen e rreth 20 mijë vendeve të punës, sipas vlerësimit të shoqatës.

Këto të dhëna dëshmojnë se sektori vijon të përballet me vështirësi konkrete, ndërsa deklarata e ministres për diskutimet dhe gatishmërinë për mbështetje nuk mjafton, në vetvete, për të provuar se masat e nevojshme janë zbatuar dhe kanë dhënë rezultatet e pritshme.

Për këtë arsye, deklaratën e Ibrahimajt e vlerësojmë gjysmë të vërtetë./ Faktoje.al

Tags: Eurokush vuanzbritje
Previous Post

Skandal vizash në Kosovë, 9 anëtarë të delegacionit somalez zhduken pas mbërritjes në Prishtinë

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Euro në pikiatë- kush po vuan më shumë?

Euro në pikiatë- kush po vuan më shumë?

November 12, 2026
Skandal vizash në Kosovë, 9 anëtarë të delegacionit somalez zhduken pas mbërritjes në Prishtinë

Skandal vizash në Kosovë, 9 anëtarë të delegacionit somalez zhduken pas mbërritjes në Prishtinë

November 12, 2026
“Kush e çoi Veliajn në burg?”, Bushati: Rama ose urdhëroi SPAK-un, ose i dha sinjalin

“Kush e çoi Veliajn në burg?”, Bushati: Rama ose urdhëroi SPAK-un, ose i dha sinjalin

November 12, 2026
VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës

VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës

November 12, 2026
“Sfida më e madhe e Ramës të zbehë figurën e Ballukut”, gazetari Hitaj në “Top Story”: Ja ministri që do kandidojë për kryetar bashkie

“Sfida më e madhe e Ramës të zbehë figurën e Ballukut”, gazetari Hitaj në “Top Story”: Ja ministri që do kandidojë për kryetar bashkie

November 12, 2026
Hetimi i SPAK/ Gazetarja: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

Hetimi i SPAK/ Gazetarja: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

November 12, 2026
Muçi ndez festën kuqezi, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës

Muçi ndez festën kuqezi, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës

November 12, 2026
“Më kërkoi s*ks për licencën”, dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

“Më kërkoi s*ks për licencën”, dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

November 12, 2026
Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

November 12, 2026
Fisi i përzgjedhur “trashëgimtarë” të Portit të Durrësit

Fisi i përzgjedhur “trashëgimtarë” të Portit të Durrësit

November 12, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL