Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar probleme në infrastrukturën e rrjetit elektrik.

Qytetarë të shumtë kanë raportuar se kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga moti me erëra të fuqishme.


Përveç problemeve me furnizimin me energji elektrike, erërat kanë shkaktuar dëme edhe në disa biznese./Telegrafi/