Shpronësimi i pronarëve për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës që lidh Currilat me rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës do të bëhet me referencë çmimet e tokës bujqësore në zonat rurale. Me 30 vota pro dhe 9 kundër, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi rritjen e fondit të shpronësimit nga 250 në 269 milionë lekë dhe përditësimin e listës së pronave të prekura. Këshilltarët e opozitës votuan kundër, duke kundërshtuar vlerësimin e pronave, në një lagje urbane, sipas çmimeve të tokës arë dhe ullishte në zonën kadastrale Vrinë, ku referenca është 356 lekë për m2.