Berisha pas fitores ndaj Finlandës: Jemi një ekip solid, objektivi ynë është Liga B

Berisha pas fitores ndaj Finlandës: Jemi një ekip solid, objektivi ynë është Liga B

22:59, 12/11/2026

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve në fitoren 2-0 ndaj Finlandës, në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje shumë të rëndësishme për Ligën e Kombeve.

Pas përfundimit të takimit, ‘gardiani’ kuqezi vlerësoi lojën e skuadrës, duke theksuar se Shqipëria ka treguar se është një grup i konsoliduar dhe i vështirë për t'u mposhtur.

“E dimë që kemi një ekip shumë të mirë dhe sonte zhvilluam një paraqitje shumë të mirë. Edhe në ndeshjen e parë kundër Finlandës e nisëm mirë, por më pas ndodhi ajo që ndodhi”, u shpreh Berisha.

Portieri u ndal edhe te ndeshja ndaj Finlandës, ku Shqipëria arriti të ruante portën të paprekur, duke shprehur dëshirën që kjo të përsëritet edhe në sfidën e radhës.

“Kam pasur një kohë të gjatë pa pësuar gol. Shpresoj që edhe në ndeshjen e ardhshme të mos pësojmë. Duam të përmirësohemi dhe të sigurojmë ngjitjen në Ligën B”, deklaroi ai.

Në fund, Berisha theksoi se kuqezinjtë duhet të bëjnë më pak të varur rezultatin nga ndërhyrjet vendimtare të portierit, pasi sipas tij, forca e skuadrës qëndron te organizimi dhe soliditeti në lojë.

“Është e rëndësishme që në këto ndeshje të mos varemi gjithmonë nga ndërhyrjet vendimtare të portierit për ta mbajtur ekipin në lojë. Ne e dimë që jemi një ekip solid dhe rivalët e kanë të vështirë të na shënojnë”, përfundoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco