Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së

Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së

22:16, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Qendro ishte emëruar në këtë post rreth nëntë muaj më parë, duke zëvendësuar Dallëndyshe Bicin.

Para marrjes së drejtimit të IKMT-së, ai ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Tiranës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet që kanë çuar në largimin e tij nga detyra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco