Aktori i njohur Robert De Niro është shfaqur krah partneres së tij, Tiffany Chen, në premierën e filmit “Focker-in-Law” në New York. Dalja e tyre së bashku tërhoqi vëmendjen e fotografëve, pasi çifti nuk shfaqet shpesh në evente publike.
De Niro, 83 vjeç, u paraqit me një xhaketë të errët dhe pantallona klasike, ndërsa Chen zgjodhi një fustan elegant dhe një çantë dore. Partnerja e aktorit është 37 vite më e re se ai, diferencë moshe që ka nxitur herë pas here diskutime në publik.
Çifti është në një lidhje që prej vitit 2021 dhe kanë së bashku një vajzë, Gia, e cila erdhi në jetë në prill të vitit 2023.
Tiffany Chen është instruktore e arteve marciale. Sipas raportimeve, ajo u njoh me De Niron në vitin 2015, gjatë xhirimeve të filmit “The Intern”.


