“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Gazetari: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

Gazetari Muhamed Veliu, ka zbardhur disa nga skenarët që pritet të shqyrtojë kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së, përfshirë kandidaturat e mundshme për bashkitë Tiranë, Shkodër, si dhe qëndrimin ndaj çështjes së Erion Veliajt.

Duke folur për Top Story, Veliu tha se një nga lëvizjet që po shqyrton Rama është dyfishimi i numrit të drejtuesve politikë, nga 12 në 24, me synimin për të forcuar strukturat e PS-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Sa u përket kandidaturave për drejtimin e bashkive, gazetari bëri me dije se në diskutim janë emrat e Ervin Demës për Tiranën dhe Enea Karakaçit për Shkodrën, ku ky i fundit mund të përballet në garë me Kliti Hotin.

Të lidhura

None found

Veliu nuk përjashtoi as mundësinë që dy ministra të largohen nga kabineti qeveritar për të marrë përsipër kandidimin për kryetar bashkie. Një tjetër çështje që pritet të tërheqë vëmendjen e socialistëve është qëndrimi që do të mbajë Edi Rama për Erion Veliajn. Sipas gazetarit, deri më tani është bërë i njohur varianti i Gogut, por nuk ka ende një qëndrim të drejtpërdrejtë të kryeministrit për këtë çështje. Po ashtu, Veliu tha se mes mundësive është edhe përcjellja e qëndrimit të Veliajt përmes një letre të gjatë drejtuar Asamblesë Kombëtare.

“Në këtë asamble pritet që Rama të dublojë drejtuesit politikë nga 12 në 24. Rama mendon se ka gjetur dy kandidatura të përshtatshme sa i përket Tiranës dhe Shkodrës. Mund të kemi edhe dy ministra që do të sakrifikojnë për të lënë postet për kryebashkiak. Diskutohet për Ervin Demon për Tiranën dhe Enea Karakaçi mund të kandidojë në Shkodër në një duel me Kliti Hotin. Socialistët presin me interes nëse Rama do të thotë diçka në lidhje me problemin me Veliajn, dihet varianti i Gogut, por asnjë version të Ramës dhe një qëndrim të tij. Ato çka Erion Veliaj do të donte t’ia thoshte Asamblesë mund t’i kemi përmes një letre të gjatë. Mbetet për tu parë edhe nëse do të ketë lëvizje në kabinet, gjithçka është e hapur, 10:30 në Gjirin e Lalëzit, ku zhurmës së dallgëve mund t’i shtohet edhe ajo e vendimeve të Ramës. Është ende hapur për të folur për përjashtime, por mendoj se Ramës nuk do t’i leverdiste të avanconte këtë front të hapur me Veliajn. Në funksion të zgjedhjeve Rama kërkon të forcojë radhët e tij për të fituar zgjedhjet e 9 majit”, u shpreh Veliu.


Shtuar më 12.11.2026 22:37

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet