VIDEO/ Muçi dhe Manaj gjunjëzojnë Finlandën, Shqipëria në krye të grupit! Barazimi me Bjellorusinë mjafton për vendin e parë

VIDEO/ Muçi dhe Manaj gjunjëzojnë Finlandën, Shqipëria në krye të grupit! Barazimi me Bjellorusinë mjafton për vendin e parë

22:10, 12/11/2026

Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania”, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve dhe duke hedhur një hap të madh drejt sigurimit të vendit të parë në grup.

Protagonistët e mbrëmjes ishin Ernest Muçi dhe Rey Manaj, të cilët me golat e tyre i dhuruan një sukses të rëndësishëm Kombëtares shqiptare.

Ernest Muçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në përballjen ndaj Finlandës, duke ndezur festën në stadiumin “Air Albania”.

Në minutën e 35-të, pas një aksioni të gjatë të kuqezinjve, sulmuesi shqiptar tregoi gjithë klasin e tij, duke realizuar një gol spektakolar dhe duke lënë të shtangur portierin finlandez, i cili nuk pati asnjë mundësi reagimi.

Një realizim i mrekullueshëm nga Muçi, i denjë për çmimin “Puskás”, që FIFA ia akordon golit më të bukur të vitit. Shqipëria kalon kështu në avantazh 1-0, në një moment vendimtar të takimit.

Tjetër gol kuqezi në ‘Air Albania’: Rey Manaj në minutën e 50-të i gjen kohën topit pranë, zonës së portierit, duke i dhënë vlerë kromimit të kalibruar të Hysajt. Shqipëria kryeson 2-0.

Ndërhyrje shumë e gabuar nga pas e Tehnos (67’), që ndëshohet menjëherë me karton të kuq, Shqipëria në epërsi numerike në minutat e mbetura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco