'Vendimi për vetingun pa bazë...'/ Abilekaj: Kushtetueja po merr kompetencat e institucioneve të drejtësisë

22:06, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, gazetari Enton Abilekaj ka ngritur akuza për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe rolin e Theo Jacobs në procesin e vetingut në Shqipëri.

Abilekaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka krijuar një vendim pa iu referuar asnjë dispozite kushtetuese, duke ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të drejtësisë, si KLP dhe KLGJ.

Ai vuri në pikëpyetje gjithashtu autoritetin dhe mandatin e Theo Jacobs për të bërë deklarata politike ndaj deputetëve dhe për të ndikuar në procesin e vetingut.

Abilekaj tha se kjo vendimmarrje rrezikon të nxjerrë jashtë rolit kushtetues institucionet përgjegjëse për emërimet dhe kontrollin në sistemin e drejtësisë.

“Është shkelje e rëndë e Kushtetutës që Gjykata Kushtetuese të krijojë vendim. Nuk bazohet në asnjë nen të Kushtetutës”, theksoi Abilekaj, duke e cilësuar këtë situatë si një ndërhyrje të paprecedentë në funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Pjesë nga intervista:

Tani, imagjinoni pak, që ky kryetari i Gjykatës së Lartë, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, për shembull, ose ky kryetari aktual, të bëjë një deklaratë kundër një deputeti të Republikës së Qipros. Të thotë, ky njeri është i korruptuar. Çfarë do të ndodhte me këta? Çfarë do të ndodhte me këta gjyqtarët? Nuk e kanë bërë kurrë as Sadushi, as ky që është tani ish-ministri i Drejtësisë. Çfarë kanë bërë? Dhe ne prapë i akuzojmë se ata kanë vendime të tilla, janë të kompromentuar, etj. Por nuk kanë guxuar kurrë të bëjnë një deklaratë kundër një deputeti.

Na vjen Theo Jacobs ne, dhe bën deklaratë ky deputeti që u shmang vetingut se do rrezohet, se është i korruptuar. Kush është ky? Kush është ky Theo Jacobs? Kush e ka caktuar këtë njeri për të bërë vetingun në Shqipëri dhe për të vazhduar për të bërë politikë me vetingun prapë. Kush, kush e ka caktuar mor? Kush, kush është ai forum që është mbledhur, ka votuar dhe ka caktuar Theo Jacobs? Çfarë u bë me shantazhin që u bë Theo Jacobs? Doli gjë ishte i vërtetë apo doli gjë ishte i gënjeshtërt? Si mund të ekzistojë kjo vorbull e së keqes të vijë vërdallë, dhe çfarë ndodh pastaj, të njëjtin Theo Jacobs, siç e bënë atë me atë eurodeputetin që e morën te parlamenti, a e kupton? U shërbeu sa u shërbeu, e marrin i japin rrogë tani. A e kupton?

Të pakualifikuar. Dhe na vjen Theo Jacobs prapë. Dhe Gjykata Kushtetuese, kjo është ajo që zoti Beqiri kapi më... Gjykata Kushtetuese krijon një vendim. Nuk e ka të drejtën mo! Nuk e ka Kushtetuta! Është shkelje e rëndë e Kushtetutës që Gjykata Kushtetuese të krijojë vendim! Nuk bazohet në asnjë nen të Kushtetutës. E krijoi vendimin. Dhe vendimi i vet, a qëndron i mbështetur në ndonjë nen të Kushtetutës? Zero! Si është kjo? A jemi ne këtu tani të caktojmë, kush do jenë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, njësoj jemi. Ne jemi në kushtet e një grushti shteti ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë!

Nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese! Ky është problemi më i madh që kemi ne sot këtu. Se na erdhi Theo Jacobs. Theo Jacobs është një aventurier që kushedi ku e kanë gjetur me këto shoqatat e Rilindjes, që të të caktojë, ti të kesh frikë e të mos kesh të drejtë të jesh në Shqipëri e të caktosh kush janë gjyqtarët e kush janë prokurorët. Që KLP-ja me KLGJ-në këtu janë zero kot dhe dalin jashtë loje.

Do fusin ata, a e kupton? Pra, dalin jashtë loje tani. Çfarë thotë Theo Jacobs i vendos në anën tjetër. Pra SPAK-u që bën vetingun del komplet jashtë loje, ja paska lënë Kushtetuta. Sepse ju tek këtyre që ne do e marrim këtë në këtë grupin e vogël në dhomën e këshillimit, që është një skandal i madh, dhe do vendosim ne këtu kush rri në drejtësi. Dhe kjo është një super, super, super skandal i paparë ndonjëherë. Domethënë reforma në drejtësi, që ishte nënshkruar në Kushtetutë, u pranua me ONM-në që ishte një rast i paprecedent.

Që është një skandal në vete. E tani ONM-së i mbaroi mandati dhe këta në vend se ta heqin atë turpin nga Kushtetuta jonë, çfarë bëjnë? Bëjnë një turp akoma më të madh. Që nuk e ka as Afrika, as Azia, as... nuk ka asnjë vend mo! Të ketë një të turpshme kaq të madhe siç e kemi ne. Që nuk bazohet as në Kushtetutë, në asnjë nen, asnjë gjë, pra nuk thonë në bazë të këtij neni të Kushtetutës, ta thotë vendimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco