Haxhimusa: Politikanët po e keqpërdorin durimin e qytetarëve për ndërprerjet e rrymës

Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, ka kritikuar mënyrën se si po menaxhohet sektori i energjisë në Kosovë, duke thënë se mungesa e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore po pamundëson analizimin dhe planifikimin e duhur të vendimeve në këtë sektor.

Duke folur në Debat Plus, Haxhimusa ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë treguar vazhdimisht mirëkuptim ndaj shtetit, edhe në rastet kur përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, por sipas tij, këtë durim politikanët po e keqpërdorin.

“Populli i Kosovës është shumë i durueshëm, e mirëkupton shtetin e vet. Edhe prandaj pranon me iu ndalë energjia elektrike vend e pa vend. E këtë pikërisht politikanët e Kosovës e keqpërdorin më së shumti. Se e dinë që qytetarët e Kosovës kanë derdhur gjak edhe e durojnë shtetin, e sakrifikojnë”, ka deklaruar ai.

Haxhimusa ka thënë se nga politikanët nuk pret të kërkojnë sakrificë nga qytetarët, por të ofrojnë llogaridhënie dhe transparencë për vendimet që marrin, veçanërisht kur bëhet fjalë për blerjen e energjisë elektrike me çmime të larta.

“Mua shumë më dhemb kur thonë për politikanët duhet sakrificë. Prej politikanit nuk pres sakrificë. Prej tij pres me ardhë me më thënë: Ne jemi duke blerë energji elektrike me çmimet më të larta, i kemi pasur dhjetë opsione, rreziqet, të mirat, krejt këto i kemi analizuar. Ky është shablloni që e kemi përdorur për evaluimin e këtyre opsioneve dhe ky është opsioni më i mirë i mundshëm”, ka thënë Haxhimusa.

Ai ka vlerësuar se institucionet nuk po arrijnë të zhvillojnë analiza të tilla për shkak të mungesës së kapaciteteve institucionale, njerëzore dhe infrastrukturore.

“Kjo punë nuk bëhet për shkak se nuk kemi kapacitete institucionale dhe njerëzore, infrastrukturore për të zhvilluar analiza të tilla. Edhe prandaj jemi ku jemi dhe pas katër vjetësh të njëjtën temë do të diskutojmë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika