Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, komentoi zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe sfidat me të cilat pritet të përballet kryeministri Edi Rama në prag të fushatës së ardhshme elektorale.
Sipas Hitajt, një nga sfidat kryesore të Ramës do të jetë qëndrimi që do të mbajë ndaj Belinda Ballukut dhe figurës së saj politike, në një kohë kur ajo është në qendër të zhvillimeve që lidhen me SPAK-un.
Gjithashtu gazetari u shpreh se ka një emër të një ministri që do lërë postin për kryetar Bashkie në Elbasan. Është fjala për ministrin e Bujqësisë, Andi Salla, i cili më para ka qenë kryetar bashkie në Cërrik.
“Beteja kryesore është Tirana. Kam një burim për një ministër që do lërë postin. Andi Salla, ministër i Bujqësisë, do jetë kandidat për Elbasanin. Ka qenë në Cërrik, tani do të shkojë në këtë super bashki.
Sfida më e madhe do konfirmohet është ajo mes Belinda Ballukut dhe Edi Ramës. Ka patur një përplasje verbale te mbledhja e qarqeve, ku Rama tha të japin drejtoret dorëheqjen, e kishte për ato ARRSH, dogana, OSHEE, këto të mëdhatë.
Pas këtij takimi, Balluku e ka takuar Ramën dhe3 ka thënë me këto drejtorë mbaj deputetët. Kërcënim indirekt. Sfida më e madhe të largojë këto , që janë në SPAK apo për SPAK.
Aty do duket ça do bëjë Rama për zgjedhjet që vijnë. Duke zbehur apo jo figurën e Ballukut. Do marrë frenat e fushatës apo me ato që ka patur në të kaluarën.
Unë mendoj se nuk do ketë një zbehje të Ballukut. Kjo do jetë pika më e fortë e kësaj Asambleje, nuk është Veliaj. Ka të drejtë Veliaj ta përdorë statusin e tij politik të marrë virtualisht në Asamble.
Balla tha se nuk mund të përdoret PS për mburojë. Në rastin e Ballukut ka patur një qasje totalisht tjetër. Prandaj them që është vonë për të ndryshuar”, u shpreh Hitaj./ TCH












