Aksion i gjerë policor në Vlorë, FNSH kontrolle në tre zona të qytetit
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar një aksion policor në disa zona të qytetit të Vlorës.
Kontrollet janë përqendruar në lagjen Çole, në zonën e Transballkanikes dhe në Ujin e Ftohtë. Efektivët kanë ndaluar automjete dhe kontrolluar persona, si dhe kanë ushtruar verifikime në ambiente të ndryshme.
Sipas informacioneve paraprake, operacioni synon identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale.
Aksioni vijon në disa pika të qytetit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje për persona të shoqëruar apo të arrestuar.

