Shqipëria po fiton 1-0 ndaj Finlandës pas 45 mintuave të para në “Air Albania”, në sfidën e pestë në grup në Ligën e Kombëve, Liga C.
Kuqezinjtë rrezikojnë që në minutën e parë më një zbritje të shpejtë në fushën kundërshtare, ku Qazim Laçi kishte një shans ideal për të gjetur golin, pas pasimit të Stavro Pilos, por goditja ishte e dobët.
Në minutën e 10-të, për fatin e mirë të kuqeiznjve goditja me kokë e Kallman, nuk përfundon në kuadrat. Në minutën e 22-të, Asllani provon të shënojë një gol spektakolar, por pritja e portierit finlandez ishte vërtet spetakolare.
Në minutën e 33-të, sërish Asllani provon të gjejë golin me një goditje të bukur, por Lukas Hradecky thotë sërish “jo” me pritjen e tij.
Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, ku Ernest Muçi shënoi një gol tejet të bukur me një goditje spektakolare me të djathtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Shqipërinë.
Në sfidën tjetër të këtij grupi nuk ka vend për surpriza, Bjellorusia po fiton 0-2 në transfertë ndaj San Marinos.







