Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11/2026 21:30

Pothuajse asnjë markë tjetër automobilistike në botë nuk e përfaqëson konceptin “Made in Germany” aq shumë sa Mercedes-Benz. Megjithatë, edhe prodhuesi i njohur i makinave nga Shtutgarti duket se po shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave. Në mes të mosmarrëveshjeve për kostot e larta të punës, Mercedes po rrit presionin ndaj këshillit të punëtorëve dhe sindikatës IG Metall. Bordi drejtues ka vendosur të pezullojë për momentin të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat e saj në Gjermani. Siç shpjegon drejtoresha e Burimeve Njerëzore të Mercedes-Benz, Britta Seeger, në një intervistë për rrjetin e brendshëm të kompanisë: “Tashmë jemi të detyruar të shqyrtojmë në mënyrë konkrete dhe të detajuar se cilat fabrika në Gjermani mund të vazhdojmë t'i mbajmë në funksion”. Edhe pse, sipas saj, “kompania dëshiron të shmangë mbylljen e fabrikave me çdo kusht, për fat të keq, tashmë duhet ta shqyrtojmë këtë mundësi shumë më seriozisht”. Njoftimi vjen vetëm pak muaj, pasi gjiganti tjetër i industrisë gjermane të automobilave, Volkswagen, njoftoi mbylljen e fabrikave dhe shkurtime të konsiderueshme të vendeve të punës.Sipas një artikulli të gazetës Bild, Mercedes i konsideron fabrikat e saj në Gjermani tepër të shtrenjta për t'u operuar. Sipas të dhënave të kompanisë, një orë pune në sektorin e prodhimit në disa raste kushton deri në pesë herë më shumë se në Evropën Lindore. Për këtë arsye, bordi drejtues kërkon, ndër të tjera, zgjatjen e orarit të punës pa kompensim shtesë në pagë. Gjithashtu, në listën e shkurtimeve janë përfshirë edhe pagesat e veçanta, si pjesëmarrja në fitimet e kompanisë, shpërblimi për pushimet verore dhe bonusi i Krishtlindjeve. Michael Schiebe, drejtuesi përgjegjës për prodhimin në Mercedes, kishte paralajmëruar më herët se dy fabrika në Gjermani mund të mbyllen nëse nuk ulen kostot.

Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42
Top Channel/ Berisha “hedh sytë” nga protesta, kërkon front të përbashkët, nis puna për kandidatët
12/11 19:39
Top Channel/ Meta akuzon Yuri Kim dhe McGonigal për ndikim në hetimet e SPAK
12/11 19:33
Top News-Pushimet e çiftit shqiptar kthehen në makth.Gruaja humb fëmijën,burri rrezikon 15 vite burg
12/11 19:15
Top News- Rrëzohet helikopteri ushtarak dhe shpërthen në flakë, ngjarja alarmon Turqinë
12/11 19:00
Top News- Me kallash e pistoletë në duar/ Dhunuan 64-vjeçarin, Gjykata i shpall të pafajshëm
12/11 18:52
Top News- ‘Nuk do të bashkëpunojmë’/ Lista Serbe kundër studentëve: Retorika si e Prishtinës
12/11 18:30