E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çfarë po ndodh me Veliajn në burg? Flet avokati Plarent Ndreca

Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, i ftuar këtë të enjte në “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, ka folur për gjendjen e klientit të tij.

Ndreca tha se ende nuk kanë informacion të plotë mbi gjendjen shëndetësore të Erion Veliajt, i cili ka një këmbë të dëmtuar.

Sipas tij, pavarësisht kërkesave të bëra, vetëm sot janë njoftuar zyrtarisht mbi gjendjen e tij.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Çfarë po ndodh me Erion Veliajn? Ka një shpërthim pas ikjes nga Durrësi në Fier. Si është gjendja e tij?

Ndreca: Sigurisht që nuk është situatë normale. Zoti Veliaj nuk është në situatë normale edhe në gjendjen shëndetësore, pasi ai ka një problem shëndetësor, ku fatkeqësisht po bëhet një javë fiks që nuk po trajtohet. Sot isha në Fier dhe u përpoqa të marr një kopje të grafisë te spitali i Fierit, por nuk më është dhënë.

Rakipi: Ju e takuat Veliajn?

Ndreca: Po, e takoj një herë në dy ditë. Është një situatë e paqartë dhe shqetësuese. Nuk dimë se çfarë situate ka këmba e tij. Është e pakuptimtë që nga e shtuna, kur kam bërë kërkesë, nuk më jepet informacion. Vetëm sot kam marrë informacion.

Nga pikëpamja mendore, është krejt i qetë, i qartë, i kthjellët për atë që ka ndodhur dhe çfarë ka ndërmend të bëjë. I vetmi shqetësim është situata shëndetësore e tij. Patjetër që ka një problematikë të rëndë në kuptimin e ligjshmërisë së transferimit të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.