NASA njoftoi se avioni i saj eksperimental supersonik X-59 udhëtoi sot nga Birmingham, Alabama, drejt Daytona Beach, Florida.
X-59 është projektuar të tejkalojë shpejtësinë e zërit pa shkaktuar zhurmën e fortë të njohur si “bumi supersonik”. Synimi është që avioni të prodhojë vetëm një zhurmë të lehtë, çka mund t’i hapë rrugë një epoke të re të transportit ajror më të shpejtë.
Të lidhura
None found
Agjencia bëri të ditur se po përgatitet ta prezantojë X-59 në eventin “Max Power” dhe se së shpejti do të publikojë më shumë informacione për të.
Projekti është pjesë e përpjekjeve për të zhvilluar teknologji që mund të rikthejnë fluturimet komerciale supersonike, duke ulur ndotjen akustike dhe ndikimin e zhurmës te komunitetet në tokë.







