Synimi i Kuvendit të Kosovës për t’i hedhur sërish në votim ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara ka nxitur reagimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Sipas “Bota sot”, Ambasada ka shprehur shqetësim për përmbajtjen e amendamenteve të propozuara.
Në qëndrimin e saj, Ambasada britanike vlerëson se propozimet nuk u shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës dhe se ato mund të ndikojnë në marrëdhëniet me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë.
Të lidhura
None found
Ambasada thotë se e kupton forcën e reagimeve të shkaktuara nga aktgjykimet e fundit. Megjithatë, ajo vlerëson se synimet e Kosovës përmbushen më mirë nëse vendi vazhdon të mbajë zotimet ndërkombëtare dhe angazhimin për llogaridhënie, drejtësi e sundim të ligjit.
Përpara marrjes së një vendimi, Ambasada britanike e nxit Kuvendin t’u kushtojë kohë konsultimeve të mëtejshme brenda vendit, si dhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më e mirë.





