Ndryshimet në paketën Fiskale 2027 kanë sjellë kundërshtimet nga bizneset edhe në komisione të cilët kërkojnë rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit.
Gjatë gjithë ditës së sotme përfaqësues të dhomave të tregtisë, industrisë prodhuese, eksportuesve, turizmit, transportit, profesionistëve të lirë dhe grupeve të tjera të interesit paraqitën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat kundërshtimet e tyre dhe pasojat që mund të sjellin ndryshimet fiskale që parashikohen të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2027.
Nga ruajtja e normave ekzistuese tek shtyrja e zbatimit të ndryshimeve apo vendosja e një kalendari graudal ishin disa nga propozimet e bizneseve.
Të tjera shoqata lajmërojnë se ndryshime të tilla sjellin efekte të drejtpërdrejta negative si në shkurtime të vendeve të punës apo transferimit të kostove te konsumatori final si rritja e çmimit të biletave.
Një nga kundërshtimet më të forta ligjore erdhi nga Aleanca e Profesionistëve të Lirë e cila paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse miratohen dispozitat për dividendin dhe TVSH-në që sipas saj kanë efekt prapaveprues.
Diskutimet mbi ndryshimet e paketës fiskale pritet të vazhdojnë në çdo komision.
Top Channel