218 000 000 lekë do të shkojnë për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë sipas projektbuxhetit të vitit 2027, rreth 37 milionë lekë më shumë se buxheti i këtij viti. Gentian Opre, drejtor i analizës dhe programimit buxhetor – Do të ketë 4 punonjës më shumë me një shtesë 7.9 milionë lekë. Janë shtuar dhe 20 milionë lekë nga shpenzimet e tjerë korrente dhe 3 milionë për shpenzime kapitale (pajisje) Gjatë shqyrtimit të projektligjit për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë në Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Jonid Jorgji tha se në fokus në institucionit që drejton do të jenë kineastët e rinj.