Liga e Kombeve: Turqia zbret në Ligën B, supergoli i Guler nuk mjafton ndaj Belgjikës (video)

12 Nëntor 2026
19:54
Telesport
back button

Belgjika ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-2 në Izmir ndaj Turqisë, në ndeshjen e pestë në grup në Ligën A, në Ligën e Kombeve.

Vendasit e nisën mjaft mirë takimin duke kaluar të parët në avantazh me supergolin e Arda Guler nga goditja e dënimit, në minutën e 20-të. Megjithatë, reagimi i belgëve ishte i menjëhershëm.

Kevin De Bruyne barazoi fillimisht shifrat në minutën e 27-të, pas një asisti fantastik të Jeremy Doku. Charles De Ketelaere kaloi në avantazh belgët në minutën e 30-të, pas asistit të Maxim De Cuyper. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Belgjikën.

Pavarësisht rasteve dge mundësive për të dyja skuadrat në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi. Belgjika fiton 1-2 dhe mban vendin e dytë me 9 pikë. Turqia numëron 0 pikë pas pesë ndeshjesh dhe sezonin e ri do të luajë në Ligën B.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit