Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, që ndryshon ligjin e vitit 1994, me synim transformimin e financimit të sportit, artit dhe kulturës, duke krijuar mundësi të reja për talentin shqiptar. Bizneset që paguajnë tatim mbi fitimin do të kenë mundësi të zbresin drejtpërdrejt nga detyrimi tatimor shumën e sponsorizuar për veprimtari publike në sport, art dhe kulturë, deri në 30% të tatimit mbi fitimin të vitit paraardhës. Ndryshimet parashikojnë deri në 2 miliardë lekë në vit për këta sektorë.