Kombëtarja shqiptare zbret mbrëmjen e sotme në fushën e lojës përballë Finlandës, në një sfidë me rëndësi të veçantë për ecurinë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Rolando Maran, kryesojnë grupin me 9 pikë dhe synojnë të marrin një rezultat pozitiv për të konsoliduar pozitat në krye të renditjes.
Përballja me nordikët vjen edhe si një mundësi për të marrë revanshin pas humbjes 2-1 në Helsinki, një muaj më parë.
Pak minuta para startit të ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të cilat të dyja skuadrat do të zbresin në fushën e lojës.
FORMACIONI ZYRTAR I SHQIPËRISË
Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo, Muçi, Laçi, Manaj.
FORMACIONI ZYRTAR i FINLANDES
Hradecky, Stahl, Tenho, Antman, Jensen, Walta, Marhiev, Mahuta, Keskinen, Kallman, Koski.













